'Ligji për Skemat Pensionale Kontributdhënëse' përfundon te Avokati i Popullit

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 17:45
'Ligji për Skemat Pensionale Kontributdhënëse' përfundon te Avokati i Popullit

Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj, do ta dërgojë te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e AAK’së thuhet se kjo po bëhet me qëllim të procedimit të këtij ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Dreshaj do të deklarohet për media.

“Nesër, më datë 7 shkurt, në ora 10:00, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, tek hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit.”

(Kosova Sot Online)