Rama: Projekti madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 12:36
Rama: Projekti madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar projektin që do të ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka njoftuar se në shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimtore, derisa ka thënë se ky vit do të jetë “viti i projekteve të mëdha”.

“Projekti madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati. Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimtore për këtë projekt transformues që zgjidhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit. I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)