Aliu: Projekti i Unazës së Prishtinës para përfundimit

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 11:57
Aliu: Projekti i Unazës së Prishtinës para përfundimit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Liburn Aliu, ka folur sot rreth ecurës së fillimit të realizimit të Unazës së Jashtme të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aliu tha se projekti i unazës së Prishtinës është mbase para përfundimit.

Tutje, Aliu tha se beson që projekti i tillë do të jetë i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut

“Jemi në komunikim me Komunën e Prishtinës, për Unazën e Prishtinës. Pra po mendoj që projekti i unazës së Prishtinës është mbase para përfundimit. Kemi qenë në diskutim dhe ne si ministri, kjo mbase do të mund të fillojë të përfundohet me segmente. Është çështje e përfundimit të projektit, sigurimit të fondeve të huaja, dhe marrëveshje që bëhen me komunën e Prishtinës. Besoj që projekti i tillë do të jetë i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)