Diell e vranësira edhe sot në Kosovë

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 08:06
Diell e vranësira edhe sot në Kosovë

Intervale më të gjata me diell pritet të ketë sot, por se ditën kalojnë edhe vranësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Temperaturat në mëngjes zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 14C e 16C, njofton Prishtina Weather.

Butë mbetet edhe përgjatë fundjavës, me më shumë vranësira. Temperaturat maksimale zbresin në 13C e 14C.

Ditën e diel po parashihen kushte edhe për të reshura shiu. Java vijuese fillon me më shumë vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Temperatura zbresin në 10C e 11C.

(Kosova Sot Online)