Hotelet e Kosovës pritën mbi 54 mijë vizitorë vetëm në dhjetor

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 13:32
Hotelet e Kosovës pritën mbi 54 mijë vizitorë vetëm në dhjetor

Sipas të dhënave të ASK-së, vetëm në muajin dhjetor numri i vizitorëve nëpër hotele ishte për 40 për qind më i lartë sesa në po të njëjtin muaj të vitit 2022, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në dhjetor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 54 832, prej tyre 40.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022 (sa ishin 42 042 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 30,4%.

Numri i net qëndrimeve ishte 145 619, prej tyre 43,9% nga vendorët dhe 56,0% nga të huajt”, thuhet në raport.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (dhjetor 2022) ka rritje të vizitoreve për 25,1%. Në total 32 835 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj.”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)