Arrestohet një serb në Jarinjë

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 13:48
Arrestohet një serb në Jarinjë

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në Jarinjë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se i njëjti është ndaluar për veprën “fotografim i paautorizuar” dhe se është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut.

“Po është e vërtetë e kemi ndaluar një pjesëtar serb në Jarinjë. I njëjti është ndaluar për veprën ‘fotografim i paautorizuar’, dhe është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut”, ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)