Rama: 300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 10:43
Rama: 300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se 300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se kjo është falë përkushtimit të punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe tha se këta kontejnerë do të reduktojnë mbeturinat dhe do t’ua lehtësojnë punën e punëtorëve të pastrimit.

“Angazhimi serioz e përkushtimi profesional i punëtorëve plot vullnet e të palodhshëm të ndërmarrjeve tona publike, dhe potenciali i madh që kanë Ndërmarrjet tona të kryeqytetit siç është Ndërmarrja Publike Banesore sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm.

Ata, të prirë nga dedikimi e dashuria për qytetin kanë arritur të bëjnë një punë të vlefshme për të gjithë, kanë filluar vet me prodhimin e kontejnerëve, të cilët do të reduktojnë mbeturinat në kryeqytet dhe lehtësojnë punën e kushtet e punëtorëve të pastrimit”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)