Mitrovicë: Djali e rrah nënën e tij, shkak mosmarrëvëshja rreth një kontesti pronësor

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 11:08
Mitrovicë: Djali e rrah nënën e tij, shkak mosmarrëvëshja rreth një kontesti pronësor

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në Mitrovicë të jugut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një nënë ka raportuar të premten në polici se ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga djali i saj.

Sipas saj dhuna erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Jugu 09.02.2024 – 10:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti në hetime.

(Kosova Sot Online)