'Navalny e pagoi me jetën e tij kundërshtimin e Putinit'

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 13:52
'Navalny e pagoi me jetën e tij kundërshtimin e Putinit'

Reagimi ndaj lajmit për vdekjen e aktivistit politik rus Alexei Navalny është duke u përhapur me shpejtësi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në X (i njohur më parë si Twitter), ministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné thotë se Navalny "pagoi me jetën e tij" për "rezistencën ndaj shtypjes ruse".

"Vdekja e tij në një koloni ndëshkimi na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putin," shton ai.

(Kosova Sot Online)