Lajçak takohet me deputeten britanike Kearns, thotë se folën detajisht për dialogun

  • S.A /
  • 17 February 2024 - 12:36
Lajçak takohet me deputeten britanike Kearns, thotë se folën detajisht për dialogun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, me të cilën ka thënë se ka folur detajisht për dialogun Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga BE’ja si dhe zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky takim është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

“Kisha një diskutim të detajuar dhe i mirë me Alicia Kearns rreth situatës në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun për normalizim dhe zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlerësova interesimin dhe angazhimin e saj për të mbështetur përparimin demokratik në rajon”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online )