Rama në Mynih, takime me zyrtarë të lartë gjermanë

  • S.A /
  • 17 February 2024 - 12:29
Rama në Mynih, takime me zyrtarë të lartë gjermanë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama teksa ndodhet në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë zhvilloi takime me Kryeministrin e North Rhine-Westphalia, Hendrik Wurst dhe Nils Annen, Sekretarin e Parlamentar të Shtetit Gjerman në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, transmeton "Kosova Sot Online".

Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi sot me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.

Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

(Kosova Sot Online )