Parashikimi i motit për plot pesë ditë në Kosovë

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 07:40
Parashikimi i motit për plot pesë ditë në Kosovë

Mot i ndryshueshëm do të mbajë këtë javë në Kosovë, ku do të ketë vranësira, intervale me diell e riga shiu, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas Prishtina Weather, temperaturat do të jenë ende të larta për këtë periudhë kohore.

Parashikimi i motit:

19.02 – Ultësirave mundësi për mjegull/vransira të ulëta orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me diell.

20.02 – Kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga shiu.

21.02 – Më shumë vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

22.02 – Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare, kryesisht shtresore të larta.

23.02 – Butë, me vransira dhe intervale me diell.

(Kosova Sot Online)