Haziri: Kurti ndryshe deklaron e ndryshe vepron

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 19:40
Haziri: Kurti ndryshe deklaron e ndryshe vepron

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se nuk pret progres në dialog, nëse Kurti vazhdon me politikën e standardit të dyfishtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, kryeministri aktual, ndryshe deklaron e ndryshe vepron.

“Deklarata e Kurtit është për mos me zgjidh asnjë lloj situate të re që është krijuar në raport me Kosovën, kjo është vazhdimësi e gjendjes që e ka shkaktuar me rregulloren e BQK-së dhe nuk ka shpresë që mund të lëvizët asgjë përveç nëse vazhdon me politikën e standardit të dyfishtë. Kurti ndryshe deklaron e ndryshe vepron”, theksoi Haziri.

Sipas ish-negociatorit Haziri, procesi i dialogut është stagnuar.

Këta janë tre veprimet që duhet të merr Qeveria ‘Kurti’ karshi dialogut, sipas Hazirit.

“Ka vetëm kërkesa për veprim në zbatimin e marrëveshjeve të fundit. Procesi i dialogut është i stagnuar. Veprimet e Qeverisë tonë janë obligimet ndaj marrëveshjes, vendimi i kabinetit qeveritar për draft statutin e Asociacionit që i ka thënë po Kurti në Bruksel, veprimi i dytë, deeskalimi i gjendjes në veri  që nënkupton edhe zgjedhjet në katër komunat atje dhe zbatimi i nenit 7 të marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Haziri.

(Kosova Sot Online)