Zbulohet arsyeja pse Peci shkoj në Bullgari

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 20:45
Zbulohet arsyeja pse Peci shkoj në Bullgari

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor i cili mbahet në Plovdiv të Bullgarisë, me ftesë të Ministri Vatev, ministrit bullgar të bujqësisë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Peci ka thënë se Ky panair me mbi 40,000 vizitorë është një ekspozitë gjithëpërfshirëse e bujqësisë, që përfshin shkencën, teknologjinë, pajisjet, produktet, inovacionet dhe shërbimet.

“Në kuadër të këtij panairi ka të pranishme edhe kompani nga Kosova. Përfshirja e kompanive nga Kosova i shton një dimension të vlefshëm ndërkombëtar panairit, duke nxitur shkëmbimin ndërkulturor dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik. Organizimi i këtij panairi shërben si një riafirmim i fuqishëm i marrëdhënieve pozitive dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologes bullgare”.

“Kjo përpjekje e mirëkoordinuar jo vetëm që nënvizon angazhimin e ndërsjellë për suksesin e panairit, por gjithashtu pasqyron një angazhim më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e bujqësisë. Përfaqësuesi nga MBPZHR mbajti një prezantim të hollësishëm para audiencës në panair, me temën”, ka shkruar ndër tjerash Peci në Facebook.

(Kosova Sot Online)