Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e disa personave

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 10:52
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e disa personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e disa personave që shihen në fotografi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 23.09.2023.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që mund të kenë informacione për ta, ta kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 23.09.2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)