Policia po heton vdekjen e shtetases së huaj, u gjet pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 09:20
Policia po heton vdekjen e shtetases së huaj, u gjet pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”

Policia e Kosovës po e heton vdekjen e një shtetaseje të huaj e cila u gjet pa shenja jete dje në autostradën “Arbër Xhaferi”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është gjetur nga patrulla policore gjatë patrullimit në këtë autostradë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Autostrada “Arbër Xhaferi’’ / 21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)