Lutfi Haziri: LDK e gatshme për rikthimin e madh

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 20:19
Lutfi Haziri: LDK e gatshme për rikthimin e madh

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia që drejton Lumir Abdixhiku është gati për të bërë rikthimin e madh politik në Gjilan dhe në Kosovë.

Këtë e ka thënë Haziri pasi kanë përmbyllur serinë e takimeve nëpër struktura të ndryshme të partisë në Gjilan.

Ai ka thënë se LDK është e gatshme që të marrë përgjegjësi dhe për të bërë rikthimin e madh politik në qytetin e Gjilanit dhe në nivel të Kosovës.

"Kemi mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me strukturat tona dhe do të vazhdojmë ditëve në vijim t’i takojmë e mobilizojmë nëndegët, forumet e qytetarët nëpër çdo lokalitet.

(Kosova Sot Online)