Moti befason në fundjavë

  • S.A /
  • 24 February 2024 - 07:31
Moti befason në  fundjavë

Vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu kohëpaskohe pritet të ketë gjatë kësaj fundjave. Temperaturat do të shkojnë deri në 15C, sipas “Mendimi për motin”, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vransira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C.

“Vransirat mbeten dominante edhe ditën e shtunë mbi vend, që kohëpaskohe shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga perëndimi i vendit, por deri në mbrëmje  mund të shtrihen edhe në pjesë tjera.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore 5-9m/s, nga Dukagjini edhe jugperëndimore me hove mbi 15m/s.   Temepraturat minimale zbresin në 5C e 7C, e ato maksimale shkojnë deri në 13C e 15C.

Me vransira parashihet moti edhe ditëne diel, me mundësi për riga lokale shiu.  Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vransira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura.  Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )