Prishtinë: Policia jep detaje për vdekjen e një të paraburgosuri në Hajvali

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 08:36
Prishtinë: Policia jep detaje për vdekjen e një të paraburgosuri në Hajvali

Policia ka njoftuar për vdekjen e një personi në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti kishte qenë përdorues i substancavr narkotike.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë

“Qendra e Paraburgimit Hajvali, Prishtinë 26.02.2024 – 07:51. Derisa ka qenë në vuajtje të dënimit një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)