Stano: BE shpreh keqardhje në zbatimin e marrëveshjes i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve

  • A.P /
  • 27 February 2024 - 18:35
Stano: BE shpreh keqardhje në zbatimin e marrëveshjes i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk mund të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse nuk bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera, të arritura në kuadër të dialogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes, i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve”, tha Stano në një deklaratë dhënë rel;.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023.

Marrëveshja parasheh, mes tjerash, respektimin e ndërsjellë të pavarësisë dhe integritetit territorial, njohjen e dokumenteve, diplomave, targave, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, shëndetësisë dhe të personave të zhdukur.

(Kosova Sot Online)