Zelensky falenderon Shqipërinë për ndihmën

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 14:35
Zelensky falenderon Shqipërinë për ndihmën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen dhe ka theksuar që vendet të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zelensky tutje ka falënderuar edhe për bashkëpunimin politik.

“Së pari e mbi të gjitha dëshiroj tju falenderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që ju na keni dhënë ne, popullit tonë dhe mbështetjen që i jepni drejtësisë në Europë. Ju falenderojmë për të gjitha paketat që keni mbështetur. Dëshiroj t’ju falenderoj për bashkëpunimin politik. Na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne. Duhet që ju të keni besim te ne. Ne mbështesim edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimro në BE, por duhet që edhe jut ë na mbështesni ne. faleminderit për vullnetin tuaj të qartë. Ukraina si edhe i gjitha rajoni i Europës Juglindore, duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të na mbështesni edhe në formulën tonë të paqes, planin me një pika. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por punën për paqe do ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha Zelensky.

(Kosova Sot Online)