Ndërron jetë profesori i njohur kosovar

  • A.P /
  • 28 February 2024 - 15:08
Ndërron jetë profesori i njohur kosovar

Raportohet se sot është ndarë nga jeta profesori dhe veterani i sportit, Muhamet Alaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes postimeve në rrjete sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshati Drenoc të Deçanit.

Prof.Muhamet Alaj ia kushtoi tërë jetën sportit, veçanërisht hendbollit, ku nga puna e tij dolën shumë talent që garuan në kampionate botërore.

(Kosova Sot Online)