Familjarët e 26-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Prishtinë i falin gjakin familjes së shoferes

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 15:43
Familjarët e 26-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Prishtinë i falin gjakin familjes së shoferes

Familjarët e 26-vjeçarit, Shkumbin Hebibaj, që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë sot ia kanë falur gjakun familjes së të dyshuarës që ka shkaktuar aksidentin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga pamjet që janë publikuar familja Habibaj në prezencë të shehut i kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep dorën. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent.

(Kosova Sot Online)