Kurti e Aliu sot bashkë në terren

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 07:53
Kurti e Aliu sot bashkë në terren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, do të jenë në terren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata do të shohin nga afër punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ”Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2″, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë , organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë Liburn Aliu, minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.

(Kosova Sot Online)