Osmani: Kryengritësi ynë Adem Jashari u shndërrua në gardian të përhershëm të Kosovës

  • E.k /
  • 05 March 2024 - 11:28
Osmani: Kryengritësi ynë Adem Jashari u shndërrua në gardian të përhershëm të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar sakrificën e heroit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se rezistenca e Jasharëve i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

“Ai dhe gjithë familja e tij refuzuan të përkulen ndaj luftuan për dinjitetin dhe lirinë gjithë Kosovës. Kryengritësi ynë Adem Jashari ra në altarin e lirisë bashkërisht me anëtarët e familjes së tij duke u shndërrruar kështu në gardianë të përhershëm të Kosovës, në gardianë të përhershëm të lirisë sonë të larë me gjak. Ata e udhëhoqën betejën për liri, prandaj për stoicizmin, përkushtimin dhe heroizmin e dëshmuar, ne u detyrohemi komandantit legjendar me familje dhe secilit luftëtar dhe secilit veteran e invalid të luftës me mirënjohje të përhershme. Heronjtë janë udhërrëfyes të rrugëtimit të shtetit tonë, prandaj do ta nderojmë kujtimin për ta duke ruajtur e kultivuar vlerat për të cilat ata luftuan dhe ranë”.

(Kosova Sot Online)