Ambasadori i ri britanik ia nis punës në Kosovë

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 13:15
Ambasadori i ri britanik ia nis punës në Kosovë

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, përcjell “Kosova Sot Online”.

“I lumtur të mirëpres sot, Jonathan Hargreaves dhe të diskutoj me të situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon. I urova atij fat dhe sukses në rolin e tij si ambasador i ri Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, ka shkruar ambasadori i BE-së në X.

Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës pas Nicholas Abbott.

(Kosova Sot Online)