Plagoset një person në Lipjan

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 09:44
Plagoset një person në Lipjan

Tre persona janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin se janë përfshirë në një rast e ku është përdorur edhe arma e zjarrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë njëri nga të arrestuarit është i plagosur.

Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)