Në Fushë Kosovë zhduket një i mitur, nuk dihet për vendndodhjen e tij

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 09:35
Në Fushë Kosovë zhduket një i mitur, nuk dihet për vendndodhjen e tij

Një i mitur është zhdukur në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një grua ka raportuar se i është zhdukur djali i saj i mitur.

Sipas policisë ai është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 05.03.2024, 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)