Mitrovicë: Një person kanos me vrasje një zyrtar policor

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 10:28
Mitrovicë: Një person kanos me vrasje një zyrtar policor

Pesë persona janë arrestuar dje në Mitrovicë, pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, ku disa nga ta kanë ekspozuar armë, përcjell “KosovaSot Online”.

Njëri nga ta ka kanosur me vrasje njërin nga zyrtaret policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Azem Galica, Mitrovicë Jugu 06.03.2024, 09:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku disa nga ta kanë ekspozuar armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku është gjetur një armë. Pesë të dyshuarit janë arrestuar, njëri nga ta ka kanosur me vrasje njërin nga zyrtaret policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)