Policia dhe Dogana aksion në barnatoret në Veri, dyshime për kontrabandë me mallra

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 11:34
Policia dhe Dogana aksion në barnatoret në Veri, dyshime për kontrabandë me mallra

Policia e Kosovës është duke e asistuar Doganën në zhvillimin e aksioneve në dy lokacione në Veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i cili tha se aksioni po zhvillohet në barnatore.

Elshani tha se kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra

“Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)