Përfundon bastisja te shtëpia e Sylejman Selimit

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 12:00
Përfundon bastisja te shtëpia e Sylejman Selimit

Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejman Selimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shtëpia e tij është bastisur që nga mëngjesi me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

“Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini.

(Kosova Sot Online)