Me ndezjen e flakadanëve në 'Natën e Zjarreve' përfundon Epopeja UÇK-së

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 18:52
Me ndezjen e flakadanëve në 'Natën e Zjarreve' përfundon Epopeja UÇK-së

Manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë ka përfunduar sonte me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” në Prekaz dhe me koncertin në Skenderaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndezja e flakadanëve u bë në orën 18:00 në shtatë rajone të Kosovës janë ndezur flakadanë në kujtim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari, në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mposhti frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.

(Kosova Sot Online)