Stoltenberg: Zyrtarisht Suedia është vendi anëtar i 32-të i NATO-s

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 19:12
Stoltenberg: Zyrtarisht Suedia është vendi anëtar i 32-të i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se tashmë zyrtarisht Suedia është vendi anëtar i 32-të i NATO-s, duke e marrë kështu siç thotë ai, vendin e duhur në tavolinën e aleatëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt. Mezi pres të ngrejë flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën..”, ka thënë Stoltenberg.

(Kosova Sot Online)