Cameron thirrje për hyrjen e 500 kamionëve në ditë në Gaza për të shmangur urinë

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 20:03
Cameron thirrje për hyrjen e 500 kamionëve në ditë në Gaza për të shmangur urinë

David Cameron ka thënë se një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin është “në tavolinë”, por po mbahet nga Hamasi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se ndalimi i luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit është një prioritet, së bashku me marrjen e ndihmës së mjaftueshme në Gaza, shkruan Sky News.

“Ne duam që kjo pauzë të ndodhë tani me një marrëveshje për pëngjet që tani është në tryezë dhe Hamasi duhet ta pranojë atë”, është shprehur ai.

Cameron bëri thirrje gjithashtu për hyrjen e 500 kamionëve në ditë në Gaza për të shmangur urinë dhe sëmundjet.

(Kosova Sot Online)