Vdes veterani i UÇK-së, Haradinaj: Musë Krasniqi mbetet frymëzim për për brezat e ardhshëm

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 14:48
Vdes veterani i UÇK-së, Haradinaj: Musë Krasniqi mbetet frymëzim për për brezat e ardhshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes të bashkëluftëtarit të tij, Musë Krasniqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haradinaj ka thënë se përpjekjet dhe sakrifica e tij, do të mbeten frymëzim për brezat.

Reagimi i plotë:

Bashkëluftëtari Musë Krasniqi, bashkë me të birin dhe gjithë burrat e Junikut zhvilluan luftë heroike që turpëroi Serbinë, duke nderuar Junikun e gjithë kombin.

Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm.

Faleminderit për shërbimin!

(Kosova Sot Online)