Qytetari serb shkruan: Vuçiq është hajdut

  • A P /
  • 08 March 2024 - 20:31
Qytetari serb shkruan: Vuçiq është hajdut

Një qytetar në qytetin e Mlladenocit në Serbi ka vendosur një billbord me figurën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç raporton mediumi serb Nova, në foton e presidentit serb ai shkroi në gjuhën serbe dhe angleze, “Vuçiq është më i keqi”.

Në anën e djathtë ka shkruar “hajdut” dhe ka shtuar një shigjetë që tregon presidentin e Serbisë.

Siç shihet edhe nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, burri ishte i veshur me një kostum punëtori.

Siç shihet edhe nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, burri ishte i veshur me një kostum punëtori.

Gjithashtu, ai pas fanellës së verdhë që bartte kishte shkruar “Vuçiq është më i keqi”

(Kosova Sot Online)