"Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale"

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 11:55

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ajo që po bën kryeministri Albin Kurti me kryetarët e katër komunave ne Veri dhe organizimi i peticionit për shkarkim të tyre është absurditet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje Haradinaj thotë se ka gjasa që të ketë zgjedhje të përgjithshme bashkë me zgjedhjet që do të organizohen në katër komunat veriore.

“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti hargjon pare të Kosovës me e shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin.Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket raportit me aleatët, Haradinaj thotë se Kurti dhe Qeveria e tij s’kanë qenë asnjëherë të mirëpritur në SHBA.

(Kosova Sot Online)