Në zonën 100 – voziti 253 kilometra në orë, Policia e Kosovës njofton se shoferi u gjobit me 300 euro

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 10:08
Në zonën 100 – voziti 253 kilometra në orë, Policia e Kosovës njofton se shoferi u gjobit me 300 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjobitur me 300 euro dhe me tre muaj ndalim drejtimi të automjetit, pasi që i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h ka vozitur me shpejtësi 253 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 253 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)