Lajçak për vizitë në Berlin në Gjermanisë

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 21:07
Lajçak për vizitë në Berlin në Gjermanisë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të martën ka qëndruar për vizitë në Berlin në Gjermanisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve të zhvilluara me zyrtarë nga Kancelaria dhe Ministria e Jashtme ka diskutuar për gjendjen e dialogut.

“Zhvillova takime shumë të dobishme në Berlin sot. Diskutova për gjendjen e dialogut, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me bashkëbiseduesit e mi në Kancelari dhe Ministrinë e Jashtme”, ka shkruar ai në platformën X.

(Kosova Sot Online)