Armend Zemaj: Partneriteti i Kosovës me Amerikën është në fazë kritike

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 08:26
Armend Zemaj: Partneriteti i Kosovës me Amerikën është në fazë kritike

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, deklaroi se partneriteti i Kosovës me Amerikën është në fazë kritike të saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Zemajt, kjo më së miri përshkruhet kur nuk ka komunikim të mirëfilltë dhe dakordimi i Qeverisë me aleatët e saj.

“Kjo tregon që dialogu ose partneriteti është në atë limitin, që ne e quajmë fazë kritike të saj. Limiti i bashkëpunimit theksohet kur s’ka komunikim të mirëfilltë dhe kur s’ka dakordim për veprimet të cilat i ndërmerr Qeveria e Kosovës, jo në aspektin ligjor dhe kushtetues, por të hapave për ta shtrirë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në një pjesë të Kosovës, ku ka qenë problematike që nga paslufta, e sidomos viteve të fundit. Për këtë arsye, jo vetëm që po marrim kritika, por ne edhe jemi sanksionuar”, potencoi Zemaj.

(Kosova Sot Online)