Në këtë orë do të takohet Escobari me Kurtin

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 09:04
Në këtë orë do të takohet Escobari me Kurtin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)