"Komandant Prishtina të pret", hapet konkursi për sheshin dhe monumentin e Adem Jasharit

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 15:14

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është hapur konkurs për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar Adem Jashari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.

(Kosova Sot Online)