Escobar jep detaje pas takimit me Albin Kurtin

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 18:00
Escobar jep detaje pas takimit me Albin Kurtin

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari amerikan Gabriel Escobar ka treguar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)