Një tjetër tërmet në Mali të Zi

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 13:50
Një tjetër tërmet në Mali të Zi

Një tërmet i ri me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter goditi Malin e Zi, raporton EMSC, transmeton “Kosova Sot Online”.

Tërmeti u regjistrua në orën 12:10 në afërsi të Nikshiqit, në një thellësi prej 10 kilometrash, pra 28 kilometra nga Bileça në Bosnje-Hercegovinë.

Qytetarët kanë shkruar në faqen e EMSC se kanë ndjerë një dridhje të lehtë.

“Ja ku filloi sot”, “Tundja e lehtë”, “Tundja e Nikshiqit”, janë vetëm disa nga komentet.

(Kosova Sot Online)