Përparim Rama: Inspektorët e kryeqytetit do të gjobisin qytetarët që i dëmtojnë këndet e lojërave të fëmijëve

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 14:42
Përparim Rama: Inspektorët e kryeqytetit do të gjobisin qytetarët që i dëmtojnë këndet e lojërave të fëmijëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po punon intensivisht në krijimin e hapësirave rekreative dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave për fëmijët e kryeqytet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe mos t’i dëmtojnë hapësirat rekreative e këndet e lojërave të fëmijëve.

Rama ka shkruar se ato dëmtohen, do të pasojnë edhe gjoba nga ana e inspektoratit.

(Kosova Sot Online)