Rama: Kemi pastruar rrugët e kryeqytetit

  • E.K /
  • 16 March 2024 - 13:41
Rama: Kemi pastruar rrugët e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot janë pastruar rrugët e kryeqytetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se gjatë ditës do të vazhdohet me larjen e tyre, në mënyrë që të jetë një qytet i pastër.

“Mëngjesin e sotëm, ekipet tona kanë pastruar rrugët e kryeqytetit. Gjatë ditës do të vazhdohet me larjen e tyre që ne të kemi një qytet më të pastër dhe të bukur”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)