Profesori serb: Perëndimi nuk do ta falë Vuçiqin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe Banjskën

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 08:22
Profesori serb:  Perëndimi nuk do ta falë Vuçiqin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe Banjskën

“Veprimi i përbashkët i Kishës Ortodokse Serbe dhe Aleksandar Vuçiqit në Mal të Zi rezultoi jashtëzakonisht efektiv. Nuk ka dyshim se AI ka forcuar ndikimin e tij politik në Mal të Zi. Politikanët malazezë janë mbledhur, korruptuar dhe nën presion nga Vuçiqi, gjë që ai e bën pjesërisht për hir të Serbisë, por edhe për të mirën e Rusisë. Ekziston një rrezik real që gjërat të dalin jashtë kontrollit. Sepse, nëse struktura politike nën kontrollin e Andrija Mandiqit dhe Milan Knezheviqit hyn në qeverinë e Milojko Spajiqit, Mali i Zi është padyshim në nofullat e Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë përmbush disa ambicie të Aleksandër Vuçiqit”.

Kështu ka thënë profesori në pension i Fakultetit Filozofik në Beograd, Zharko Koraç në një intervistë për Povjedën malazeze.

Sipas tij përvec përzierjeve në Malin e Zi, presidenti serb ka shkaktua destabilitet edhe vitin e kaluar në Kosovë.

Kovac nuk beson se Brukseli do të kalojë Banjskën dhe vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, kjo pasi sipas tij,  Evropa nuk dëshiron luftë në Ballkan.

“Sepse gjërat kanë shkuar shumë larg në fund të fundit. Së pari, Serbia u ndal me integrimin evropian. Së dyti, Vuçiq bëri shumë gabime politike, ndër të cilat më fatale ishte Banjska. Ai sulm i armatosur në Kosovë e ndërgjegjësoi Evropën: e kuptuan se kishin të bënin me një politikan që ishte gati për shumë. Në vend që, si më parë, të dëgjonin çfarë thotë, çfarë u premton, më në fund filluan të shikojnë se çfarë bën. Unë e di se çfarë po u thotë Vuçiq”.

(Kosova Sot Online)