Lajçak: Për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet edhe të hënën

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 18:43
Lajçak: Për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet edhe të hënën

Për takimin trepalësh që kishte me kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, ka shkruar në platformën “X”, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak ka thënë se për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën.

Por ai ka shtuar se marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak. 

(Kosova Sot Online)