Bujar Osmani ju drejtohet me ftesë publike për iftar të gjithë kundërkandidatët e tij

  • E.K /
  • 21 March 2024 - 13:47
Bujar Osmani ju drejtohet me ftesë publike për iftar të gjithë kundërkandidatët e tij

Kandidati për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Bujar Osmani, ju është drejtuar me ftesë publike të gjithë kundërkandidatëve në garën për president, me ftesë për iftar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani këtë ftesë e ka bërë duke thënë “të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian”.

“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e Presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë ideshë për një President Europian.”

(Kosova Sot Online)