
Aksident i rëndë, “Audi” përfundon në kanalin me ujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.
Për pasojë, tre persona janë lënduar.
“Laç/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18-vjeç dhe 2 të tjerët 17-vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
(Kosova Sot Online)